Connect with us

Kosova

TREGTARI TRUMP vendos për Kosovën/ Drecun: Pyetja kryesore është se çfarë qëndrimi do të mbajë…

“Nga 1 shkurti, Peter Sorensen do të pasojë Miroslav Lajçak si ndërmjetësues special i BE-së në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Çështja kryesore është se cili do të jetë qëndrimi i tij ndaj lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës dhe ndaj gjithçkaje që pengon vazhdimin e dialogut” – keshtu tha Millovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme ne parlamentin e Serbise, duke theksuar se marreveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit tani jane letra te vdekura

“Jane te tilla sepse ato marreveshje kane kancer në thelb. Dhe kancer do të thotë që Kosova trajtohet si shtet dhe nëse ndodh një situatë e tillë, asnjë marrëveshje nuk do të mund të realizohet sepse kjo është e papranueshme për Beogradin. Përveç kësaj, ne nuk kemi deeskalim të krizës në veri, të gjitha çështjet e tjera që është dashur të zgjidhen në dialog, Miroslav Lajçaku ia ka lënë Prishtinës që t’i imponojë në mënyrë të njëanshme në dëm të popullit serb” – theksoi Drecun.

Kur bëhet fjalë për pritshmerite per emisarin e ri Sorensen, pyetja kryesore është se kush qëndron pas tij.

Kur është fjala për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Drecun tha se në aspektin teknik, Sorensen mund të përpiqet ta ringjallë atë, të pakten te jetë më i shkathët dhe se Sorensen do të sillet në përputhje me politikën e përcaktuar të Bashkimit Evropian.

“Nëse qëndrimi i Bashkimit Evropian është se çështja kyçe është zbatimi i marrëveshjes bazë dhe aneksit shoqërues me kërkesen që  të mos jemi kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe trajtimi i saj si një lloj shteti, atëherë ne do të vazhdojë ta kundershtojme dhe do të jetë një problem i pakapërcyeshëm per Serbinë” shpjegoi Drecun.

Megjithatë, ai beson se pyetja më e rëndësishme tani është se si administrata Trump do ta trajtojë së pari Marrëveshjen e Uashingtonit.

Sipas kryetarit të Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen dhe Punët e Brendshme, Trump është një politikan perfid.

“Trump eshte nje tregtar shumë i mirë. Natyrisht, ai nuk do të heqë dorë nga qëndrimi i tij se Kosova është shtet dhe se pret që Beogradi të pajtohet me këtë, por çështja është se çfarë metodash do të aplikojë për të arritur qëllimin. Me sa duket, duke marrë parasysh përvojën e mandatit të tij të parë dhe Marrëveshjen e Uashingtonit, ai është më i prirur për disa masa ekonomike në vend të presionit të fortë,” –  beson Drecun.

Advertisement