Kronike
3-vjeçari dhunohej nga edukatorja/ Babai: Krahu i ishte nxirë, kërkova pamjen e kamerave
Lorenc Rrapa babai i 3-vjeçarit që u dhunua në kopshtin privat “Gledis” në zonën e Astirit në Tiranë, tha se e kishte çuar aty djalin para 3 muajsh. Ai rrëfeu për “Euronews”, se e zbuloi se djali po i dhunohej nga edukatorja Rudina Gërdani, pasi refuzoi të shkoj në kopsht. Ndërsa, kur e ema i bëri dush Priamit, ajo vëreu se krahu i 3-vjeçarit ishte i nxirë, dhe djali i kërkoi që mos ta prekte.
“Momenti i fillimit ka qenë data 20. Kur u nisëm për të çuar Priamin në kopsht ai nuk pranoi. Unë vendosa ta bëja ditën pushim që të qëndronim me familjen. Në darkë kur nusja i bëri dush Priamit dhe shikon të krahu i majtë ishte pak i nxirë. Ai i tha “mos e prek vetëm puçe, më ka kapur Rudi”. Unë e dëgjova dhe e pyeta prapë kush e kishte kapur ai më tha prapë Rudi”, tha Lorenc Rrapa.
Menjëherë, pasi ai zbuloi se djali po dhunohej, ka kërkuar që të shohë kamerat e sigurisë, ku pa se edukatorja po dhunonte të birin.
“I thash “Priam të lutem më trego çfarë ka ndodhur” më tha, “Më kapi Rudi. Unë i thash puçe Priamin, Rudi më tërhoqi te dora fort”. Unë u bëra nervoz, telefonova pronarin dhe drejtoreshën nuk e hapën telefonin. U dërgova një mesazh “Shpresoj mos të jetë e vërtet çfarë ka nbdodhur me Priamin, ai ndihet i dhunuar thotë më ka goditur Rudina”. Më tha “Shpresoj mos të jetë e vërtetë, po do shikojmë kamerat gjithë natën. Të nesërmën kur shkuam në kospht Priami nuk pranoi të futej brenda, shkuam në një lokal dhe pamë kamerat. Aty konstatova dhunën. Brenda një afati kohor rreth 2 orë e 30 minuta, janë dhunuar 2 fëmijë, Priami dhe shoku i Priamit. Gjatë vëzhgimit të kamerave kam parë tre momente dhune, është dhunuar dhe një vajzë”, rrëfeu ai.
Menjëherë pas kësaj, edukatorja është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka dhunuar një të mitur. Ishin prindërit e të miturit që pas këqyrjes së kamerave e kallëzuan edukatoren Rudina Gërdani në Polici. Versioni i tyre u konfirmua nga kamerat e kopshtit, ku edukatorja qëllon me shuplakë të miturin, teksa ky i fundit ishte duke shkuar drejt saj.
Pasi uniformat blu morën kallëzimin, shkuan për ta shoqëruar edukatoren në Komisariat, por nuk e gjetën në banesë.