Connect with us

Politike

Mediu nuk shkulet nga SHBA, foto të tjera nga Uashingtoni/ A do lëkundet SPAK…

Fatmir Mediu nuk shkulet nga SHBA. Ai ka postuar të tjera foto nga korridoret dhe lokalet e Uashingtonit.

“Kënaqësi të takohesha me senatorin John Cornyn, anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe Komisionit të Inteligjencës në Senat, por dhe anëtar i OSCE PA, me të cilin biseduam për angazhimin e tij në Forumin e Sigurisë që bashkëorganizoj në Kongres në 5 shkurt me temë “Veprimet keqdashëse të Kinës, Rusisë dhe Iranit”.

Po ashtu biseduam për problemet me manipulimin e zgjedhjeve nga qeveria në Shqipëri, lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Përdorimin e drejtësisë në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën kundër opozitës.

Më tej për elementë të forumit të Sigurisë biseduam me Phol Breuder, këshilltarin për sigurinë të senatorit Cornyn, me Paul J Bonicelli, këshilltarin për Sigurinë të senatorit Rick Scott, me interesin për organizimin e këtij forumi vitin tjetër në Senatin e SHBA.

Kënaqësi të takoja gjatë inagurimit mikun e vjetër senatorin James Lankford bashkë me bashkëshorten e tij Cindy. Senatori Lankford është nënkryetari i konferencës së Senatorëve Republikan dhe anëtar i Komitetit të Inteligjencës”-shkruan Mediu, që në asnjë foto nuk shfaqet në ndonjë takim zyre.

Thjesht bën foto korridoreve dhe lokaleve dhe i paraqet si takime.

Advertisement