Connect with us

Sport

Zyrtare/ Juventusi i thotë lamtumirë Danilos, prezanton mbrojtësin e Chelsea

Juventusi ka bërë lëvizje në merkaton hyrëse dhe dalëse. Bardhezinjtë kanë ndarë rrugët me ish-kapitenin Danilo pas pesë viteve e gjysmë në ekip, teksa kanë afruar nga Chelsea në huazim mbrojtësin portugez Renato Veiga.

Prishja konsensuale e kontratës është zyrtare. 213 paraqitje me fanellën bardhezi, nëntë gola, një titull, një Superkupë Italiane dhe dy Kupa të Italisë, e fundit e ngritur si kapiten në Romë majin e kaluar. Danilo ka qenë gjithmonë një shembull profesionalizmi dhe përkushtimi, që nga debutimi i tij me një gol kundër Napolit më 31 gusht 2019, deri në ndeshjen e tij të fundit të luajtur bardhezi, kundër Venezias, më 14 dhjetor 2024.

Renato Veiga

Juventusi ka nënshkruar zyrtarisht me Renato Veiga në formë huazimi nga Chelsea deri në fund të sezonit me një kosto prej 4 milionë eurosh plus bonuset. Chelsea pagoi 14 milionë euro për të blerë Veigën nga FC Basel në korrik 2024 dhe ai zhvilloi 18 paraqitje këtë sezon, ku shënoi dy gola dhe dha një asistim, të dyja në Ligën e Konferencës.

I dalë nga moshat e Sportingut të Lisbonës, 21-vjeçari ka qenë pjesë edhe e Augsburg në Bundesligë. Veiga luan në qendër të mbrojtjes dhe në të majtë të këtij reparti.

 

Advertisement