Connect with us

Politike

“Intervista e Ahmetaj, indicie për SPAK”/ Çollaku: Ndërtuesi i pagoi detoksifikimin Ramës

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar deklaratat e Arben Ahmetajt, ku tha se ish-zv/kryeministri ka dhënë një dëshmi të gatshme për SPAK.

Çollaku ka dhënë detaje edhe për vizitën 1 javore të Ramës në Bolzano, Itali ku është detoksifikuar.

Sipas gazetarit, personat që e kanë shoqëruar Ramën në Bolzano janë të njohur, një ndërtues bashkë më bashkëshorten e tij, edhe ajo një personazh televiziv.

Është e dyta herë që Arben Ahmetaj thotë se paratë e AKSH-it i keni në Qipro. Cila është letërporosia e dërguar. A dërguan letërporosi në Hanover për të marrë materialet e dosjes së Xibrakës.

Të gjitha këto mosveprime janë elementë të veprës penale, të konsumuar nga ata prokurorë për të mbrojtur Edi Ramën, vëllain e tij, Erion Veliaj dhe familjen e tij, se janë të gjithë në akuzë. Nuk ka funksionar publik sot që të ketë akuza më të rënda se Veliaj dhe ai vazhdon të shkojë në zyrë, vijon të plaçkisë.

Intervista e Arben Ahmetaj ishte një dëshmi e gatshme për SPAK. Aty nuk kishte thjeshtë indicie, por kishte materiale shkresore bindëse për një student drejtësie, jo më një prokuror që e ka krejt të lehtë të shkojë tek gjurmët, provat, i pandehuri.

Por çfarë po ndodh? Nuk flitet më për 10-20 mijë euro që ky i ka shpenzime ditore, ai detoksi çfarë është? Nga alkooli, nga droga se aty nuk detoksinohesh nga natyra.

Nëse ai është çështje overdore, kokaine, kur ti ke në burg me qindra të tjerë për një cigare hashash, ne kemi një njeri konsumator të këtyre lëndëve që nën efektin e tyre janë marrë vendime. Dhe nën këtë efekt na kthen ‘noc rrokun’ për zgjedhje.

Shumë emra të njohur kishin qenë aty. Shqiptarët që jetojnë në atë zonë më kanë thënë se, e kemi parë edhe kryeministrin dhe shoqëruesit e tij, më thanë dhe emrat e tyre se janë emra publikë, ndërtuesi dhe partnerja e tij, që kanë qenë shoqërues të kryeministri në Bolzano“, u shpreh gazetari Basir Çollaku.

Advertisement