Connect with us

Aktualitet

Rrugët në Durrës bllokohen nga uji, problematika në qarkullimin e qytetarëve

Qyteti i Durrësit është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar probleme në disa zona të caktuara. Raportohet se ekipet e Mbrojtjes Civile janë angazhuar në shërbim të qytetarëve, ndërsa Autoriteti Portual Durrës, punonjësit e Bashkisë Durrës, zjarrfikësit dhe Policia Bashkiake janë vendosur në gatishmëri.

Situata në Hidrovor është normale, dhe të gjitha ekipet janë në ndihmë të komunitetit për çdo problematikë. Aktualisht, problematika është e përqendruar në disa rrugë si “Mbreti Gert,” “Hysen Kertusha,” “Abaz Çelkupa,” “Neki Libohova,” “Dalip Peza,” “Hysen Myshketa,” “Jahja Ballhysa,” “Vollga,” “Asti Gogoli,” “Mbreti i Arbërit,” “Jusuf Myzyri,” “Ahmet Dakli” dhe “Glaukia.”

Në Lagjen 14, situata ka probleme në rrugët “Bajram Tusha,” “Asti Nushi,” dhe “Asti Gogoli,” ndërsa në Lagjen 13, janë raportuar probleme në “Pavarësia,” “Qafe Bote,” “Rrota e Kuqe,” “Mbreti Arberit,” “Teofik Skilja,” dhe “Jusuf Myzyri.” Situata paraqitet më problematike në njësinë administrative 6, ku akset kryesore dhe disa rrugë dytësore janë prekur nga reshjet. Megjithatë, në zona të tjera të Sukthit dhe Katundit të Ri, ku është përfunduar rehabilitimi i argjinaturave, situata është normale.

Autoritetet po punojnë për largimin e ujit nga banesat dhe janë duke kontrolluar vazhdimisht sistemet e kanaleve kulluese dhe gjendjen funksionale të hidrovorëve.

 

 

Po ashtu, po monitorohet argjinatura e lumenjve Erzen dhe Ishëm, digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë, duke mbajtur në gatishmëri të gjitha kapacitetet logjistike dhe burimet njerëzore për përballimin e çdo situate të mundshme.

Advertisement