Connect with us

Bota

Ishullorët pendohen për Brexit, Britania rikthehet si lider në BE

Britanikët duken mjaft të penduar për Brexit, pasi më pak se tre në dhjetë besojnë se doli të ishte zgjedhja e duhur për vendin, ndërsa shumica thonë se duan që Britania e Madhe të kthehet në BE. Shifrat vijnë nga një sondazh i publikuar pesë vjet pasi vendi u largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, pas referendumit të vitit 2016, në të cilin 56% e britanikëve votuan ‘po’. Më 31 janar 2020, pas vitesh negociatash të vështira, Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë që u largua nga Bashkimi Evropian. Por pesë vjet më vonë, vetëm 30% e britanikëve thonë se vendi bëri gjënë e duhur duke votuar për t’u larguar nga blloku evropian, sipas një sondazhi të YouGov me 2,225 njerëz. Ky është, sipas institutit, niveli më i ulët i mbështetjes për Brexit të regjistruar ndonjëherë. Në mesin e britanikëve që votuan për Brexit, një në gjashtë (18%) mendon se largimi nga Bashkimi ishte një gabim. Megjithatë, kjo përqindje rritet në 55% në mesin e të gjithë të anketuarve. Vetëm 11% e të anketuarve besojnë se Brexit ishte një sukses për vendin. 55% duan të ribashkohen në BE Shumica – 55% – janë në favor të ribashkimit të vendit në Bashkimin Europian, duke përfshirë 20% të atyre që votuan për Brexit. Midis tyre, 39% e të anketuarve e mbështesin “fuqishëm” këtë kthim. Pas vitesh tensionesh me Brukselin nën qeverinë e mëparshme konservatore, kryeministri Keir Starmer ka premtuar një rifillim të marrëdhënieve midis Londrës dhe Brukselit. Udhëheqësi i laburistëve Keir Starmer, i cili votoi për të mbetur në BE në referendumin e 2016, megjithatë ka përjashtuar çdo kthim në Union. 31 janari 2020 ishte data e tërheqjes formale të Mbretërisë së Bashkuar nga BE, e cila hyri në fuqi të plotë më 31 dhjetor 2020 pas një periudhe tranzicioni.

Advertisement