Connect with us

Kronike

‘Kishte 2-3 muaj me dhimbje koke’/ 54-vjeçari u gjet i mbytur në rezervuar, reagon i përlotur vëllai

54-vjeçari Valmir Lame nga fshati Kamenicë i Korçës, rezulton i zhdukur që prej të dielës së kaluar, 26 Janar, kur është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Pasditen e sotme, polumbarët kanë nisur kërkimet në rezervuarin e fshatit Kamenicë për gjetjen e trupit të pajetë, pasi dyshohet se mund të jetë mbytur.

Vëllai i tij, Dashnor Lame në një prononcim për mediat ka deklaruar se Valmiri kishte prej kohësh probleme shëndetësore, por nuk ishte larguar më parë nga banesa dhe merrej me blegtori.

“Ka humbur që të dielën, e kemi kërkuar në çdo vend. Kemi kërkuar ndihmën e policisë dhe pastaj të polumbarëve. Policia bëri ekspertizën këtu në rezervuar, do bëhet më pas procesverbali që ti jepet Drejtorisë së Policisë e të shikojmë se çfarë do bëjmë. Afër rezervuarit kemi bagëtitë që i mbajmë aty. Nuk kishim punë të rëndë që dhe vëllai të largohej nga fshati. Ai ishte i sëmur kohët e fundit. Kishte 2-3 muaj me dhimbje koke sepse ka pasur probleme shëndetësore që i vogël dhe ka vajtur shumë herë në spital. I kanë bërë vizita dhe i kanë thënë të paraqitej më datë 5 shkurt. Kjo është hera e parë që na ndodh kështu, nuk ishte larguar më parë.”, – tha i vëllai i Valmir Lames.

Advertisement