Connect with us

Kosova

Gjuriç për ‘Le Figaro’: Po përpiqemi për kompromis historik, i dobishëm për serbët dhe shqiptarët

“Serbët dhe shqiptarët nuk janë të destinuar të jenë armiq, dhe aktualisht të dy po vuajnë pasojat e veprimeve të njëanshme të autoriteteve në Prishtinë, qëllimi i të cilave është të minojnë të drejtat kolektive politike, ekonomike dhe kulturore të komuniteteve joshumicë, veçanërisht të serbeve” – keshtu ka deklaruar ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriq në një intervistë për prestigjozen francize “Figaro”

Ai theksoi se qindra mijëra serbë tani pushojnë çdo vit në Shqipëri, ndërsa lidhjet e vendosura ekonomike me Shqipërinë dëshmojnë se ndryshimet e paradigmës në marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve janë të mundshme. Por, vëren ai, ajo që pengon janë lëvizjet e njëanshme dhe agresive të Prishtinës.

“Konflikti i Kosovës nuk është aq kompleks sa ai në Lindjen e Mesme, por me punë serioze mund të arrijmë një kompromis që do të jetë i dobishëm si për shqiptarët ashtu edhe për serbët. Ne përpiqemi për një kompromis historik në të cilin asnjëra palë nuk do të fitojë gjithçka dhe asnjëra palë nuk do të humbasë gjithçka”, tha Gjuriq, duke iu përgjigjur pyetjes së “Figaro” se si e sheh zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Duke vënë në dukje se ai ishte në krye të dy çështjeve më të rëndësishme në politikën serbe, çështjen e Kosovës dhe rivendosjen e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Uashingtonit dhe Beogradit, dhe i pyetur se cila është sfida e radhës që ai dëshiron të marrë përsipër, ministri Gjuriq tha se sfida e tij është ta bëjë Beogradin sërish një qendër shkëmbimi midis kombeve dhe qytetërimeve

Advertisement