Connect with us

Bota

Trump tarifa të forta ndaj BE/ Trump: Europa po na shfrytëzon…

Donald Trump tha të dielën mbrëma se tarifat e reja ndaj BE-së do të vendosen patjetër, duke përsëritur ankesat që ai ka bërë shumë herë në të kaluarën për deficitin e madh tregtar të SHBA-së me BE-në, si dhe dëshirën e tij që Evropa të fillojë të importojë më shumë makina dhe produkte bujqësore amerikane.
“Kjo do të ndodhë patjetër me Bashkimin Evropian, mund t’ju them këtë. Nuk do të thosha se ka një afat kohor, por do të ndodhë shumë shpejt. Ata po na shfrytëzojnë (…) Ne kemi një deficit prej 300 miliardë dollarësh. Ata nuk blejnë makinat tona, nuk blejnë produktet tona bujqësore, pothuajse asgjë, ndërsa ne blejmë gjithçka, miliona automjete, nivele të mëdha të produkteve bujqësore”, tha Trump.
Trump njoftoi gjithashtu të dielën, se do të fliste këtë mëngjes me kryeministrin kanadez në largim Justin Trudeau, si dhe me qeverinë meksikane, pas vendosjes së tarifave prej 25% për produktet e importuara nga të dy vendet.
“Do të flas me kryeministrin Trudeau nesër në mëngjes, do të flas edhe me Meksikën nesër në mëngjes, nuk pres ndonjë gjë shumë dramatike. Kemi vazhduar me doganë sepse na kanë borxh shumë, ai është i sigurt se do të paguajnë”, tha Trump për shtypin përpara se të nisej nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago për në Uashington.
Republikani vazhdoi të kundërshtojë Kanadanë në veçanti, duke theksuar se fqinji verior i vendit të tij nuk i lejon bankat të operojnë në tregun e tij. Trmpu tha gjithashtu se ata janë të ashpër me naftën dhe energjinë.
“Nuk lejojnë që prodhimet tona bujqësore të shiten. Në përgjithësi ka shumë gjëra që nuk i lejojnë. Dhe ne i lejojmë ata të importojnë gjithçka në vendin tonë, kjo është unike. Ne subvencionojmë Kanadanë me mbi 200 miliardë dollarë në vit dhe ky është kthimi?” tha Trump.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se tarifat nuk janë gjë tjetër veçse “një formë hakmarrjeje sepse miliona njerëz po hyjnë në vendin tonë nga Meksika dhe Kanadaja dhe ne nuk jemi të përgatitur ta lejojmë më këtë”.

Advertisement