Sport
Cristiano Ronaldo: Futbollisti më i mirë në histori jam unë, pikë. Nuk është as Messi, as Maradona, as Pele
Cristiano Ronaldo thotë se ai është futbollisti më i mirë në histori.
Sipas tij, ai është futbollisti më i kompletuar i të gjitha kohërave, dhe për këtë arsye është më i mirë se Messi, Maradona apo Pele.
“E them me zemër, mendoj se jam lojtari më i kompletuar në histori.
Mund të jetë çështje preferencash, por unë jap gjithçka për futbollin, shënoj me kokë, me të majtën, kërcej, jam i shpejtë dhe i fuqishëm, pra jam më i kompletuari.
E respektoj nëse dikush zgjedh Messin, Maradonën apo Pele, por do të ishte gënjeshtër të thuash që Cristiano nuk është i kompletuar.
Edhe nëse shënoj 920, 925 apo 930 gola, më i miri në histori jam unë. Pikë”, ka thënë futbollisti portugez.