Connect with us

Pinknews

‘Ai është gjak shqiptari’/ Pas ofendimit të Jozit, reagon e prekur familja e Gjestit

Familja e Gjestit ka reaguar pas përjashtimit të Jozit nga Big Brother VIP Albania, i cili u largua nga gara për shkak të ofendimeve të rënda ndaj Gjestit.

Në një postim në profilin zyrtar të Gjestit në Instagram, familja e tij ka shprehur qëndrimin e saj me një mesazh të shkurtër, por kuptimplotë:

“Gjesti është gjak shqiptari” – thuhet në postim, duke lënë të kuptohet se ata janë krenarë për sjelljen e tij në shtëpi dhe për mënyrën se si ai ka përballuar situatën

Kujtojmë se Jozi u përjashtua nga gara pasi gjatë një debati me Gjestin përdori një shprehje të rëndë fyese duke e quajtur “k*pil shkine”.

Ky veprim shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale, duke bërë që Vëllai i Madh të marrë masën e menjëhershme të largimit të tij nga shtëpia.

Vendimi për përjashtimin e Jozit është komentuar gjerësisht nga publiku, me shumë ndjekës që e konsiderojnë të drejtë, duke theksuar se çdo formë diskriminimi dhe fyerjeje e rëndë nuk duhet të tolerohet në një format si Big Brother VIP Albania.

Advertisement