Connect with us

Kosova

Bondsteel, amerikanët kanë menduar të largohen nga Kosova për një kohë të gjatë

Analisti ushtarak Aleksandër Radiç deklaroi se SHBA-ja ka kohë që po shqyrton mundësinë e tërheqjes së forcave të saj nga KFOR-i dhe përfshirja më e madhe e Turqisë duhet të interpretohet si dëshirë që Kosova të bëhet një pikë strategjike në Ballkanin Perëndimor.

“Amerikanët qëndruan kaq gjatë për shkak të situatës së turbullt, por fakti që ata po dërgojnë në mision ekskluzivisht Gardën Kombëtare, domethënë Mbrojtjen Territoriale, flet shumë për mënyrën se si ata e perceptojnë problemin e Kosovës. Për ta është e rëndësishme që flamuri i tyre të jetë i pranishëm atje. Po, ushtria amerikane është e pranishme, por ato nuk janë njësi të vijës së parë dhe janë aty vetëm për të treguar fuqi, autoritet politik” – deklaroi Radiç duke shtuar se është i bindur se Donald Trump, me qasjen e tij pragmatike, mund ta bëjë këtë ide realitet dhe sipas tij ai ka qrgumentin se Kosova eshte nje problem europian, le te merren europianet me të.

Sipas tij, deri më tani është evidente se interesimin më të madh për të marrë pjesë në misionin e KFOR-it e kanë vendet që janë gjeografikisht afër Kosovës.

Radiçgjithashtu theksoi se Turqia ka ca “llogaritje” krejt te tjera…

“Turqia dëshiron të projektojë fuqinë e saj në Ballkan. Ata duan ndikim politik dhe kanë programe bashkëpunimi për këtë, në radhë të parë me Forcat e Sigurisë së Kosovës” – theksoi analisti ushtarak duke potencuar se “Turqia ka një politikë strategjike të prezencës në Ballkan të përcaktuar qartë me fokus në Kosovë dhe se dërgimi i armëve është pjesë e kësaj politike”

Advertisement