Kosova
Albin Kurti sa nuk është vonë…Rikalibrimi me urgjencë i marrëdhënieve Kosovë-SHBA
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/kurti-fitore.jpg)
Adrian Shtuni, ekspert për politikë të jashtme dhe siguri që vepron në Uashington, tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e re e Kosovës nga cilado forcë politike që formohet, duhet ta ketë të qartë realitetin mbi marrëdhëniet aktuale të Kosovës me aleatët dhe të krijojë një strategji për politikën e jashtme dhe shtoi se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të trajtohen me seriozitet, sidomos tani qe në SHBA është president Donald Trump.
“Në qoftë se vazhdohet me dredhi, me gjysmë të vërteta dhe premtime të pambajtura, kam përshtypjen se ka për të pasur probleme në marrëdhënie”, theksoi Shtuni
I pyetur nëse SHBA-ja do të ketë angazhim më të madh në dialogun Kosovë-Serbi, sapo Kosova të formojë një qeveri të re, Shtuni tha se kjo varet edhe nga formati i bisedimeve, por edhe nga koha që do t’ia marrin administratës Trump problemet e tjera gjeopolitike në botë.
Sipas tij, duhet një rikalibrim i menjëhershëm i politikës në Kosovë ndaj qasjes me Shtetet e Bashkuara
“Partneriteti I Kosoves me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të trajtohet me seriozitet, me maturi dhe mbi të gjitha me ndershmëri, sepse ka munguar ndershmëria apo sinqeriteti, sidomos jo vetëm në komunikimin me partnerët, por edhe me publikun, ku në njëfarë mënyre është shitur sapuni për djathë. Kjo do të thotë, marrëdhëniet me aleatët, me partnerët strategjikë nuk janë në një pikë të mire dhe kjo nuk është në favor të Kosovës. Prandaj, ata që e kanë sjellë gjendjen në këtë pikë duhet të jenë të sinqertë në komunikim me publikun dhe të japin llogari pse është në këtë pikë marrëdhënia me partnerët strategjikë. Tani urgjentisht duhet një rikalibrim i menjëhershëm i politikës në Kosovë – pavarësisht se kush e formon Qeverinë. Tani eshtë koha që të heqim dorë nga nacionalizmi romantik, folkloristik dhe për ta zëvendësuar atë me patriotizëm pragmatik dhe strategjik” – deklaroi eksperti per politike te jashme…
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)