Aktualitet
Kriza SHBA-Kosovë/ Boll me dredhi, gjysmë të vërteta dhe premtime të pambajtura
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/Kriza-SHBA-Kosove.jpg)
I pyetur nga Radio Europa e Lire ne lidhje me situaten ne Kosove dhe nëse nga këto zgjedhje del një Qeveri me Vetëvendosjen në udhëheqje, si pritet të jenë marrëdhëniet me SHBA-në që tash ka president Donald Trumpin, eksperti per politike te jashtme ne SHBA Adrian Shtuni tha se në qoftë se e kuptojmë se çfarë prioriteti ka presidenti Donald Trump, në qoftë se vazhdohet me dredhi, me gjysmë të vërteta dhe premtime të pambajtura, ka për të pasur probleme në marrëdhënie.
“Fatkeqësisht, për shkak të momentit ku jemi dhe paparashikueshmërisë së rrjedhës së gjërave, ekziston mundësia që edhe populli I Kosovës të ketë pasoja, jo vetëm në aspektin e asaj që nuk dihet, por edhe të asaj që dihet. Po të shohim janë bllokuar fondet zhvillimore të Bashkimit Evropian, ajo është në një mënyrë të drejtpërdrejtë ndikuese në mirëqenien e popullit të Kosovës, për të mos u futur në aspektet e sigurisë se çfarë do të ndodhte nëse do të kishte një lodhje tek aleatët me qasjen jobashkëpunuese dhe pastaj do të rishikonin qasjen e tyre ndaj Kosovës. Kushdo që e formon Qeverinë, duhet të zgjohet dhe të kuptojë se jemi para një momenti vendimtar për të ardhmen e Kosovës” – theksoi Shtuni duke shtuar se angazhimi i SHBA-së me Kosovën nuk është unilateral, por varet edhe nga mënyra se si sillet Kosova.
“Unë shpresoj se do të ketë një angazhim më të madh të SHBA-së për të gjetur një formulë që të arrihet normalizimi në terren i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Por, nuk varet vetëm nga Shtetet e Bashkuara, varet edhe nga formati i paraparë, i zbatuar tani e një dekadë ku është Bashkimi Evropian ai që ndërmjetëson bisedimet. Duhet pasur parasysh që në planin gjeopolitik jemi duke përjetuar shumë sfida, të cilat janë goxha më të mëdha në planin global” – potencoi eksperti Shtuni
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)