Kosova
Zgjedhje të parakohshme? Ka rrezik që Albin Kurti të kthehet më i fortë
Politologu Ognjen Gogiç duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve te pergji9thshme ne Kosove tha se mund te nxirren tre perfundime.
E para është se Vetëvendosje është fituesi i këtyre zgjedhjeve. E dyta është se Vetëvendosje nuk e përsëriti suksesin e zgjedhjeve të mëparshme, pasi ka një rënie të dukshme të mbështetjes. E treta është se periudha e stabilitetit parlamentar ka mbetur prapa.
“Siç janë gjërat, nuk do të jetë e lehtë as formimi i një mazhorance parlamentare dhe as ruajtja e saj. Pra, është shumë e mundur ajo që po thuhet tashmë, që mund te kemi serish zgjedhje, duke pasur parasysh se ne te ardhmen do te zgjidhet Presidenti i Kosovës dhe për këtë kërkohet një shumicë prej dy të tretash. Shumica parlamentare që është formuar tani duhet ta llogarisë këtë. Përndryshe, parlamenti do të shpërndahet”, theksoi Gogiç duke shtuar se do te kete një periudhë jostabiliteti politik dhe kalkulimesh dhe se dy skenarë janë të mundshëm.
“E para është që Vetëvendosje duhet të jetë qendra e qeverisë së re, me mbështetjen e partive të komuniteteve joshumicë përveç serbëve. E dyta është që Vetëvendosje të hyjë në koalicion me njërën nga partitë shqiptare, gjë që nuk ka gjasa, pasi ka një armiqësi të madhe mes tyre. Opsioni i tretë, i cili nuk ka gjasa, është që të gjitha partitë e tjera të formojnë qeverinë dhe Vetëvendosje të jetë në opozitë. Ky është një skenar që mund të arrihet nëse mbështetet nga ambasadat perëndimore, por nuk garanton stabilitet. Kosova ka pasur periudha të tilla edhe më herët, koalicione që kanë ranë. Ka rrezik që Kurti të kthehet më i fortë nëse do kete zgjedhje të reja” – deklaroi Gogiç, sipas tij, një koalicion i paqëndrueshëm do të binte shpejt.
“Ndoshta është më mirë që Kurti të vazhdoje me mandatin e ri, të vazhdojë trendi në rënie dhe vetëm atëherë të vijë një qeveri e re që do të jetë më e qëndrueshme, sesa të nxitohet tani për të krijuar një koalicion anti-Kurti që do të ishte jetëshkurtër dhe do ta kthente Kurtin edhe më të fortë”, potencoi Gogiç.