Connect with us

Bota

Fluturimi i mistershëm sekret nga Washingtoni në Moskë, çfarë po ‘kurdiset’ në Siberi

Një avion privat ka mbërritur në Moskë nga Washingtoni dhe sipas disa mediave ruse, besohet të jetë avioni me të dërguarin special të presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se zyrtarët rusë nuk kishin plane të kishin ndonjë kontakt me Witkoff, një nga ndihmësit më të afërt të Trump.

Peskov foli në një konferencë me gazetarët, duke komentuar raportet se Witkoff kishte fluturuar në Moskë. Kanalet Telegram ruse dhe ukrainase raportuan se një avion privat Gulfstream G650ER mbërriti në Moskë nga Washingtoni këtë mëngjes dhe u ul në aeroportin Vnukovo. Mediat e lidhën avionin me Witkoff.

Publikimet nuk dhanë asnjë provë se avioni ishte i tij.

Mediat ruse Vazhnye Istorii dhe Agenstvo raportuan se një aeroplan me numër bishti N103WG u ul në Vnukovo dhe është në pronësi të WG AVIATION III LL, një nga kompanitë e Witkoff. Publikimet theksonin se ky avion ishte përdorur më parë, ndër të tjera, nga Donald Trump.

Agjencia ruse e aviacionit civil, Rosaviatsiya, i tha Tass-it se një avion kishte fluturuar në Moskë nga Washingtoni, duke kryer “një fluturim teknik si pjesë e praktikës së zakonshme të bashkëpunimit humanitar”.

Shtetet e Bashkuara po përgatisin një plan paqeje për të zgjidhur luftën në Ukrainë. Plani u zhvillua nga i dërguari i posaçëm presidencial i SHBA-ve për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg.

Sipas Telegraph, Kellogg e ka lënë në pritje planin e paqes për të filluar bisedimet me aleatët e NATO-s. Bloomberg raporton se Kellogg do t’i paraqesë Trumpit opsione për një plan paqeje “në javët e ardhshme”.

Së pari, megjithatë, Kellogg planifikon të takohet me liderët e vendeve evropiane dhe gjithashtu të vizitojë Kievin, por për momentin nuk është planifikuar asnjë vizitë në Moskë.

Advertisement