Politike
Arrestimi i Veliajt – Rama shkon sërish në bashkinë e Tiranës, takim me nënkryetarët
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/RAMA-NE-BASHKI.jpg)
Kryeministri Edi Rama ka qenë mëngjesin e sotëm në Bashkinë e Tiranës. Burime bëjnë me dije se Rama është takuar me 5 nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.
Kjo është vizita e tretë e Ramës në Bashkinë e Tiranës që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Rama nuk e ka shkarkuar Veliajn, ndërkohë që detyrat i janë deleguar nënkryetares Anuela Ristani.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)