Kronike
I bënë atentat vite më parë/ Arrestohet Endrit Sadedini, tentoi të qëllonte efektivët!

Endrit Sadedini është vendosur në pranga gjatë një aksioni të Policisë së Vlorës. 37-vjeçari ishte mësuar se ky fshihej nga informacionet që blutë e Vlorës kishin marrë nga rrugë operative; ndaj në bashkëpunim me forcat “Operacionale” u futën në vendin ku fshihej për t’i vendosur prangat. Në momentin e ndërhyrjes, Sadedini tentoi që të largohej, madje u drejtoi edhe armën punonjësve të Policisë së Shtetit, por fatmirësisht u neutralizua në kohë, pa iu dhënë mundësia që të qëllonte.
Atij i është gjetur edhe sekuestruar një armë zjarri dhe një makinë e blinduar.
Emri i 37-vjeçarit nuk është i panjohur për Policinë dhe as për mediat, kjo pasi më 19 Dhjetor 2021, atij iu bë atentat me tritol. Një kallëp lëndë plasëse i ishte vendosur në afërsi të garazhit ku kishte parkuar makinën, shpërthim që e la të plagosur të riun. Në atë moment, Endrit Sadedinaj, nuk rezultonte me precedent të mëparshëm penal, por megjithatë shkak për shpërthimin dyshohet konfliktet e mëparshme të të riut nga Vlora. Kjo pasi 8 vite më parë i kishin vendosur edhe njëherë eksploziv në makinë, por atë herë lëndën plasëse e kishte pikasur në kohë. Ngjarja bëri bujë por nuk u zbardh kurrë se kush ishte porositësi i vënies së tritolit në makinën e tij, por vetëm sa u bë me dije nga burime jozyrtare se ngjarja kishte ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

