Connect with us

Politike

Aksion i fuqishëm/ Policia zbulon ‘shtëpinë bari’ dhe Sekuestron 780 bimë kanabis

Policia e Vlorës ka zhvilluar dy operacione sot me qëllim goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike me llamba. Gjatë aksionit “Indor”, blutë ushtruan kontroll në një banesë që ishte kthyer në një “shtëpi bari”, ku kultivoheshin lëndë bimë narkotike me anë të llambave. Efektivët e policisë kanë sekuestruar 780 bimë kanabis, ku 482 prej tyre ishin të mbjella në kubikë. Lartësia e bimëve arrinte nga 90 deri në 110 cm.

Gjithashtu u sekuestruan 80 llamba ndriçimi, 8 aspiratorë për ajrosjen e ambientit, 80 transformator, medikamente, plehra kimike dhe pajisje të tjera të specializuara për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Në pranga të Policisë, ka rënë 24-vjeçari me inicialet A.L nga Lezha. I riu kujdesej për bimët narkotike dhe siguronte kushtet për mirëmbajtjen e tyre. Ndërsa në kërkim është shpallur po një tjetër 24-vjeçar me inicialet I.K, nga Fieri, i cili kishte marrë me qera banesën dhe e kishte kthyer në “shtëpi bari”.

Gjatë ditës së sotme, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të pandërprera për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në terrene të hapura dhe ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe bashkëpunimi me qytetarët, është finalizuar operacioni i dytë policor i koduar “Indoor”.

Në kuadër të këtij operacioni, strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, zbuluan në lagjen “24 Maji”, në katin e parë të një objekti trekatësh, dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar brenda këtyre ambienteve të përshtatur për kultivim me anë të llambave, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 780 bimë kanabis, ku 482 prej tyre ishin të mbjella në kubikë. Lartësia e bimëve narkotike të kultivuara arrinte në një lartësi 90 deri në 110 cm.  Gjithashtu u sekuestruan 80 llamba të fuqishme ndriçimi, 8 aspiratorë për ajrosjen e ambientit, 80 transformator, medikamente, plehra kimike dhe pajisje të tjera të specializuara për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Po gjatë operacionit, në këtë ambient u gjet dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 24 vjeç, lindur në “Përlat”, Mirditë, dhe banues në Lezhë.

Ky shtetas dyshohet se kujdesej për bimët e kultivuara dhe siguronte kushtet e nevojshme për mirëmbajtjen e tyre.

Në vijim të veprimeve hetimore, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi I. K., 24 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se e kishte marrë këtë ambient me qira, Policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij”, njofton Policia.

Ndërsa gjatë operacionit “Danger”, u arrestua Endrit Sadedini, i cili po qarkullonte i armatosur. Në momentin e ndërhyrjes, Sadedini tentoi që të largohej, madje u drejtoi edhe armën punonjësve të Policisë së Shtetit, por fatmirësisht u neutralizua në kohë, pa iu dhënë mundësia që të qëllonte

Advertisement