Connect with us

Kosova

Rode doli nga qarku diplomatik dhe mori rolin e zëdhënësit të Albin Kurtit

Drejtori i Zyrës për Kosovën neqeverine serbe,  Petar Petkovic, ka kritikuar ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rode, për, siç theksoi ai, mbështetjen e hapur ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe armiqësinë e tij të pafshehur ndaj Listës Serbe.

Lidhur me deklaratën e ambasadorit se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë , Petkoviq theksoi se Rode për të njëqindën herë ka dalë jashtë kornizës diplomatike dhe neutralitetit politik.

“Jorn Rode është vënë në pozitën e zëdhënësit, konkretisht për Albin Kurtin. Është e qartë se ky i fundit është i shqetësuar nga fitorja bindëse e Listës Serbe” – deklaroi Petkovic

Ai pyeti se si ishte e mundur që Rode nuk ishte shprehur dhe kundër manipulimeve të KQZ-së dhe faktit që nuk jane numëruar ende votat serbe gati dhjetë ditë pas zgjedhjeve.

Petkoviq u shpreh i bindur qe ambasadorin gjerman e shqetëson shumë fakti që Beogradi mbështeti Listën Serbe, partinë e vetme që lufton për interesat e popullit serb në Kosovë.

Advertisement