Kronike
Përfundon marrja në pyetje e Safet Bajrit, dërgohet drejt Bllokut të Sigurisë

Bajri i cili u arrestua në mesditë në banesën e tij në Shkodër u dërgua më pas në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Siç dukej edhe në pamje Bajri shihej i qeshur para kamerave. Pasi ka qëndruar për pak kohë tek Drejtoria e Policisë në Tiranë, ai është dërguar tek Blloku i Sigurisë.
Safet Bajri u arrestua me urdhër të SPAK për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. Bajri është i dyshuar edhe për masakrën e Dobraçit të 30 tetorit 2024, me 4 viktima. Gjithashtu, grupi i Safet Bajrit dyshohet edhe për atentatin ndaj Aleksandër Prendit në gusht 2024 kur “ushtarët” e tij Izmir Sakica dhe Samuel Troshani bashkë me tre automjete të blinduara u ndeshën me breshërinë e plumbave pranë banesës së shënjestrës.

