Lifestyle
7 shenja se marrëdhënia juaj nuk është e konsoliduar

Në faza të caktuara të jetës bashkëshortore, papjekuria është një fazë normale dhe në përgjithësi në çifte njëri e manifeston këtë.
Shenjat emocionale të papjekurisë manifestohen në sjelljen e çiftit dhe individit.
Ja cilat janë ato:
Marrëdhënia me prindërit
Pjekuria fitohet kryesisht përmes pavarësisë emocionale nga prindërit. Nëse prindërit e partnerit tuaj janë të pranishëm në jetën e përditshme të fëmijës, në zgjedhjet dhe kërkesat për ndihmë, atëherë çifti juaj nuk është i pjekur sa duhet.
Menaxhimi ekonomik
Ekonomia familjare është një përgjegjësi për çdo person. Pavarësia ekonomike, si dhe emocionale, është një parakusht për stabilitetin dhe pjekurinë e çiftit.
Adoleshentët e përjetshëm
Nëse çifti ka një adoleshent të përjetshëm, pa dyshim, nuk po jetoni një marrëdhënie të pjekur.
Komunikimi
Komunikimi është i rëndësishëm. Dy gjysmat e çiftit duhet të jetë në gjendje të dinë se si të njohin dhe të shprehin emocionet e tyre. Pa bërë një rrëmujë! Maturimi emocional është bazë.
Vetëkujdesi
Nëse partneri juaj nuk kujdeset për imazhin e tij , do të vuajë çifti gjithashtu.
Gabimet
Në qoftë se partneri juaj nuk është ende i pjekur, ndoshta nuk do të jetë në gjendje të njohë gabimet dhe do t’i bëjë ato në mënyrë të përsëritur.
Të ndash
Të jetosh do të thotë të ndash. Ndarja e përgjegjësisë, pikëpamjeve apo pasurisë. Ndarja është mjet i bashkimit. Me ndarjen fillojnë njohuritë më të thella për tjetrin.

