Connect with us

Politike

“Një lapidar si Clinton”/ Rama batuta me banorët: Do ta lë me shkrim kur të vdes…

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me banorët e zonës së Komanit ditën e sotme teksa po inspektonte punimet e rrugës në këtë zonë.

Teksa Rama po deklaronte se ndërtimi i kësaj rruge është një premtim i vonuar por i mbajtur, një prej banorëve theksoi se Rama meritonte një lapidar si Clinton në Kosovë.

Ndërkohë që Rama iu kthye se kjo gjë nuk ka për të ndodhur as për së gjalli dhe as për së vdekuri.

》RamaAta të PD kanë për detyrë të rrejnë, kush ta hajë ta hajë. Ne çfarë themi e bëjmë, por duhet durim. Jo të gjitha mund të bëhen menjëherë. Tani i erdhi radha kesaj rruge por e rëndësishme është ta bëjmë shkëlqyeshëm.

》BanoriKryeministër për mua si i ka bërë Kosova lapidarin Clinton, ti e meriton. Për Zotin, për atë djalë.

》RamaJo jo, do ta lë me shkrim edhe për së vdekmi jo, për së gjalli e kam në dorë vetë sepse është ndërtim pa leje, por për së vdekmi në asnjë mënyrë.

Advertisement