Connect with us

Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha sot takim me emigrantët shqiptarë në Athinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë këtë të diel një takim me emigrantët shqiptarë në Greqi. Takimi do të zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Në një postim në rrjete sociale, Berisha njofton se takimi do të mbahet në Athinë, në orën 18:00. Në ditë më parë lideri demokrat zhvilloi një takim edhe me emigrantët shqiptarë në Parma të Italisë.

Postimi i Berishës:

Nesër na pret një tjetër takim madhështor me diasporën shqiptare, Athinë, Greqi.
Datë 23 Shkurt
Ora 18:00
Athinë, Greqi
STADIUMI PAQE DHE MIQËSI, SALLA: MELINA MERKURI, Neo Faliro
DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN

Advertisement