Connect with us

Politike

“Tirana nuk ka ujë”/ Rama-komentuesit: 24 orë ujë nuk ka pasur as në kohën e komunizmit

Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit në rrjete sociale përmes rubrikës “Sy m’sy” është pyetur edhe në lidhje me mungesën e ujit në Tiranë. Komentuesi shkruan se edhe pse është viti 2025 Tirana vazhdon akoma të ketë depozita dhe mungesë uji.

Lidhur me këtë Rama thotë se Tirana ka 24 orë ujë në 67% të territorit. Rama thotë se 24 orë ujë nuk ka pasur asnjëherë madje as në kohën e komunizmit.

Komentuesi: Viti 2025, Tirana nuk ka ujë akoma me depozita, mos flasim pastaj për qytetet e fshatrat të mbushur me pleq.

Rama: Tirana i dashur ka 24 orë ujë në 67% të territorit dhe 17 orë ujë në pjesën tjetër ndërkohë që vazhdojnë investimet në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Nuk ka pasur asnjëherë 24 orë ujë, as në kohën e komunizmit. Në kohën kur ne morëm detyrën nuk kishte askund në asnjë zonë nuk kishte 24 orë ujë. Sa për tërë Shqipërinë vetëm me pleq shiko mos ka më shumë Greqia pleq se Shqipëria. Në turizëm, në ndërtim në radhë të parë del më mirë hesapi të punosh këtu sesa të punosh atje. 

Advertisement