Kosova
GRENELL NE KOSOVE/ Vizita blic e specialistit te Donald Trump

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, pohon se i dërguari presidencial i SHBA-së për misione speciale, Richard Grenell, me shumë gjasa do ta vizitojë Kosovën për 10 deri në 15 ditë, njoftoi Klan Kosova.
Sipas tij, vizita e Grenellit do të lidhet me strategjinë e SHBA-së dhe Shtëpisë së Bardhë për përmirësimin e mëtejshëm të situatës në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.
“Mund të themi se përafërsisht për 10 deri në 15 ditë ka indikacione se Richard Grenell do të vizitojë Kosovën për të demonstruar strategjinë e SHBA-së dhe Shtëpisë së Bardhë në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm të situatës në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor drejt një ombrellë të përgjithshme amerikane”, tha Shala.
Ai shtoi se Grenell do të ketë takime të rëndësishme gjatë vizitës së tij.
“Ai është i dërguari i SHBA-së për misione speciale dhe padyshim që do të takohet me zyrtarë të Kosovës, si dhe me ata që janë pjesë integrale e jetës publike dhe politike, si dhe me liderë të partive opozitare, për të gjetur një mënyrë për të arritur sa më shpejt qëllimet jetike strategjike të Kosovës në rrugën e saj euroatlantike”, tha Shala.

