Kronike
‘Ndërroi jetë pas 10 minutash’/ Reagon spitali: Nuk dihet gjendja e nënës shtatzënë

Të tjera detaje dalin nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një fëmijë 3 vjeç ka ndërruar jetë dhe motra e tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas informacioneve të marra nga Spitali i Shkodrës,
Mësohet se i mituri i cili ndërroi jetë ditën e djeshme, është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës ditën e shtunë rreth orës 10:00 të paradites në gjendje të rënduar shëndetësore me insuficiencë kardiake (puls të ulët, shenja jetësore shumë të ulëta), ndërsa 10 minuta pasi ka mbërritur në spital ka ndërruar jetë.
Më pas ka mbërritur dhe motra e tij në spitalin e Shkodrës me të njëjtat simptoma dhe i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar menjëherë në QSUT, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë nuk dihet gjendja shëndetësore e nënës së dy fëmijëve që është 37 javëshe shtatzënë, por nuk është paraqitur në spitalin e Shkodrës.

