Politike
KQZ i vendosi “X” partisë së Bashës, nuk e regjistrojnë për zgjedhjet e 11 Majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka regjistruar “Koalicion Euroatlantik”, parti e së cilës është pjesë dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Këtë të mërkurë, KQZ ka marrë vendimin për mos regjistrimin e partisë së Bashës duke theksuar se kreu i “Koalicionit Euroatlantik”, Endri Hasa nuk është kryetar me vendim të formës së prerë.
Ndërkohë nga ana tjetër Koalicioni Euroatlantik i ka kërkuar kohë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim që të marrin vendimin e Apelit lidhur me emërimin e kryetarit Endri Hasa në krye të kësaj force të re politike.
“E kemi të pamundur të sjellim vendim të formës së prerë. Na prisni deri të hënën. Afatet u përshpejtuan dhe ne kemi nevojë për kohë”, thanë përfaqësuesit e Koalicionit Euroatlantik.
Kërkesë me të cilën Celibashi u dakordësua duke iu thënë përfaqësuesve të Koalicionit Euroatlantik se ditën e hënë të dorëzojnë vërtetimin nga regjistri i partive për ndryshimet e bëra.
“Ju pres të hënën, dua vërtetim nga regjistri i partive për ndryshimet e bëra”, tha Celibashi.
Deri më tani kemi 49 parti të regjistruara zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 11 Majit. Theksojmë se më datën 7 mars mbyllet afati për koalicionet, ndërkohë deri më 12 mars është afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat e deputetëve.
Lista e 49 partive të regjistruara në KQZ për zgjedhjet e 11 Majit:
-Partia “Aleanca Demokracia e Re”, me kryetar Edmond Stojku
-Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare”, me kryetar Eduart Abazi
-“Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”, me kryetar Rivelino Çuno
-“Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, me kryetar Krenar Rryçi
-“Aleanca Arbnore Kombëtare”, me kryetar Gjet Ndoj
-Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, me kryetar Gaqo Apostoli
– Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë”, me kryetar Selami Jenishehri
-Partia “Ardhmëria Shqiptare”, me kryetar Emin Subashi
-Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, me kryetar Valentino Mustaka
-Partia “Djathtas 1912”, me kryetar Rezart Kthupi
-“Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama
-“Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha
-“Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta
-Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj
-Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani
-“Partia Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori
-Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj
-“Partia Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Nard Ndoka
-“Partia Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami
-“Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia
-“Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi
-“Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati
-“Partia Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi
-“Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri
-“Partia Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi
-“Partia Unitetit Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri
-“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule
-Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski
-Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani
-Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj
-Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso
-“Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka
-“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj
-“Partia Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni
-“Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa
-“Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari
-“Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova
-“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti
-Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi
-“Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu
-“Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka
-“Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi
-Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu
-Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu
-Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi
-Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi
-Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj
-Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti
-Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda.

