Connect with us

Pinknews

Oriola Marashi ‘pushton’ rrjetin me fotot sensuale nga pushimet luksoze në Maldives

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, po shijon pushimet në destinacionin tropikal të Maldiveve dhe nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit disa nga momentet më të bukura të saj.

Në postimet e fundit në rrjetet sociale, Oriola shfaqet më sensuale se kurrë, e veshur me bikini në ngjyrë të verdhë dhe një kapele kauboj, ndërsa pozon buzë detit me pamje magjepsëse.

“Pikërisht kur mendova se jeta nuk mund të bëhej më e mirë… u bë,” ka shkruar ajo krahas fotove, duke lënë të kuptohet se po shijon çdo moment të këtyre pushimeve luksoze. Si gjithmonë, modelja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me sharmin dhe elegancën e saj, duke ndezur rrjetet sociale me komente të shumta.

 

Advertisement