Lifestyle
Bie WhatsApp! Probleme me përdoruesit në mbarë botën

“WhatsApp” ka rënë! Aplikacioni ka hasur probleme në të gjithë botën duke lënë qindra mijëra përdorues pa komunikim.
Sipas “Down Detector”, problemet filluan rreth orës 15:10 dhe po prekin përdoruesit e WhatsApp në të gjithë vendet ku aplikacioni përdoret.
Meta, e cila zotëron WhatsApp nuk ka komentuar ende për këtë çështje, megjithëse MailOnline i ka kontaktuar për një koment.

