Connect with us

Aktualitet

FOTOT/ Kush janë zyrtarët e Policisë së Shtetit që u goditën nga SPAK, njëri në kërkim

Personat që po shikoni në foto janë tre zyrtarët e Policisë së Shtetit dhe ish-efektivi, për të cilët Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lëshuar masa “arrest me burg”. Për tre prej tyre është ekzekutuar masa e sigurisë, ndërsa njëri është shpallur në kërkim. Në pranga është vënë Ervis Alisinanaj shefi i krimeve Lushnjë, Shkëlzen Ruska shefi i krimeve Himarë dhe Erdit Hazizaj efektiv policie deri në 2022. Ndërsa Elvis Dervishi shefi i policisë kufitare Sarandë, është shpallur në kërkim.

Masat e sigurisë janë lëshuar në kuadër të një operacioni të zhvilluar gjatë ditës së sotme dhe që është ende në vijim me qëllimin për të goditur grupe kriminale që ushtronin aktivitetin e kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit, Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Sarandë. Zyrtarët akuzohen për “trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

Advertisement