Connect with us

Kronike

Arrestohen dy vëllezër dhe kushëriri i tyre, vodhën në banesa shuma parash

Policia e Gramshit ka arrestuar 3 të rinj të akuzuar për vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin në banesa.

Në pranga u vunë Sokol Miraka, Lorenc Miraka dhe Kristjan Miraka, që dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në dy banesa, në Gramsh.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta 3 shtetas, më datë 20.02.2025 dhe 28.02.2025, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende të ndryshme me vlerë në banesat e shtetaseve Sh. B. dhe V. H. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas në vende të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Advertisement