Connect with us

Kosova

Rivizatohen kufijtë/ Donald Trump është një lajm i keq për Kosovën

“Administrata amerikane e Donald Trump do ta braktisë marrëveshjen e Ohrit, e cila është një letër e vdekur e shkruar nga BE-ja dhe në vend të saj do ta ndjekë një marrëveshje që përfshin njohjen e Kosovës nga Serbia në këmbim të ndarjes së Kosovës dhe bashkimit të veriut të banuar me serbë me Serbinë” – keshtu deklaroi ish diplomati britanik Timothy Less.

Sic u shpreh ai, “Në këtë drejtim, një zhvillim i madh është se SHBA-ja ka adobtuar një qëndrim haptazi revizionist për çështjen e kufijve, duke përfshirë kërcënimet për aneksimin e Greenlandës, Kanadasë dhe kanalit të Panamasë, dhe marrëveshjen për ndarjen e Ukrainës nga Rusia. Pra, ajo që mund të themi me siguri është se SHBA-ja nuk do të ketë asnjë kundërshtim parimor për t’i rivizatuar kufijt në Ballkan, nëse kjo u shërben interesave amerikane”.

Perpara faktit te disa komenteve nga ana e emisarit special amerikan Richard Grenell për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe qeverinë aktuale, dhe I pyetur nese Kosova do të ketë më shumë probleme me SHBA-në, Less tha se ardhja e administratës Trump është një lajm i keq për Kosovën.

“Richard Grenell është duke hedhur bazat për një zgjidhje të bazuar në ndarje për njohje, dhe tashmë po ushtron presion mbi Kosovën në masën që ajo refuzon ta pranojë këtë. Jam I sigur se ne te ardhmen e afert, presioni ndaj Kosoves dhe Albin Kurtit do të rritet” – potencoi ish diplomati britanik.

Advertisement