Kosova
Nuk e shkëpusim nga trupi/ Vuçiç: Për Kosovën nuk pyesim nga presionet

Presidenti serb Aleksander Vuçic tha se Serbia është nën presion për shkak të Kosovës, por askush nuk do t’ia heqë atë nga trupi Serbisë, ashtu siç nuk do ta rrëzojnë Republikën Srpska ne Bosnje Hercegovinë.
Ai ka kujtuar se serbët në Kosovë i kanë dhënë mbështetje të plotë Listës Serbe ne votimet e 9 shkurtit, duke e ditur se vetëm kur populli serb është i bashkuar dhe nuk ka forcë që mund ta shkatërrojë atë.
“Ne do të kemi sukses në ruajtjen e shtetit serb. Kosova dhe Metohia janë Serbi, kanë qenë, janë dhe do të jenë”, ka theksuar presidenti Vuçic.
Ai vuri në dukje gjithashtu se “ata jashtë” e kanë sulmuar me dinakëri dhe ligësi Republikën Srpska.
“Ata kane planifikuar se duke dobesuar Serbine do ta kishinme te lehte ta shkaterronin Republika Srbska. Ky ishte qëllimi i gjithçkaje që ata bënë, shkaterim, rrezim dhe asgjesim, që të mund ta përfundonin punën e pistë të filluar në vitet 1990” – deklaroi Vucic duke terhequr dy paralele me atë që po ndodhte në Serbi në fillim të shekullit të 20-të. Ai theksoi se normat e Kongresit të Berlinit të vitit 1878 u rrëzuan nga austriakët dhe gjermanët në vitin 1908 me aneksimin e Bosnje Hercegovines.
“Ata ne Perendim qe na bejne presion duhet ta dine, nuk do ta marrin Kosovën dhe Metohinë, as Republikën Srpska”, ka theksuar presidenti serb.

