Connect with us

Sport

Champions League/ Akti i parë çerekfinal është ‘Galaktik’, Reali mposht 2-1 Atleticon! Arsenali shtatë gola

Mbrëmjen e së martës (4 mars) u zhvilluan katër ndeshjet e para çerekfinale për aktin e parë në Champions League. Padyshim bie në sy suksesi 2-1 i Real Madrid në derbin kundër Atleticos. Në Holandë, Arsenali nuk u kursye dhe i shënoi shtatë herë PSV-së. Paqe në Gjermani mes Dortmund dhe Lille. Në Belgjikë, Brugge humbi 1-3 nga Aston Villa.

Në ‘Bernabeu’ Real Madridi fitoi 2-1 në aktin e parë me Atletico Madridin. Derbi spanjoll që këtë herë u spostua në Evropë u zhbllokua që në minutën e katërt nga Rodrygo, me brazilianin që shënoi një gol të bukur dhe ndezi festën e vendasve. Në minutën e 32-të ishte Julian Alvarez që barazoi ndeshjen. Duhej e 55’ që Brahim Diaz të shënonte golin e dytë për Realin, duke i dhënë fitoren në këtë sfidë dhe epërsinë për ndeshjen e kthimit më 12 mars.

Në Eindhoven, vendasit e PSV-së u turpëruan 1-7 nga Arsenali. Këtë mbrëmje ‘Topçinjtë’ e kishin ‘barutin të thatë’ dhe nuk u kursyen, duke qenë pothuajse në gjysmëfinale. Timer, Nwaneri dhe Merino shënuan për Arsenalin, para se Lang të shkurtonte në fundin e pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, Odegaard me dopietë, Trossard dhe Calafiori ‘vulosën’ një sfidë që u dominua nga londinezët e Artetas

Në ‘Iduna Park’, Dortmundi barazoi 1-1 kundër Lille. Adeyemi shënoi golin e parë në minutën e 22-të duke gëzuar tifozët e zjarrtë në stadium, teksa Haraldsson barazoi në pjesën e dytë për francezët.

Ndeshjet e kthimit mes këtyre skuadrave zhvillohen më 12 mars.

Champions League, ndeshjet e para çerekfinale:

E martë, 04 mars 2025

18:45 Club Brugge 1-3 Aston Villa

21:00

Dortmund 1-1 Lille

PSV 1-7 Arsenal

Real Madrid 2-1 Atletico Madrid

E mërkurë, 05 mars 2025

18:45 Feyenoord – Inter

21:00

Bayern Munich – Bayer Leverkusen

Benfica – Barcelona

PSG – Liverpool

 

Advertisement