Kosova
Serbia të mos ushqejë ëndrra pushtuese, Kosova e zgjodhi rrugën e vet

Historiani serb Milan St. Protiç tha se nuk e sheh formimin e asociacionit te komunave me shumice serbe si zgjidhje epokale, sepse juridiksioni i tij është i kufizuar.
Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen edhe për mundësinë që në rast të formimit të asociacionit në Kosovë, të njëjtën gjë do kërkonin edhe shqiptarët Ne Presheve e Bujanovc
“Si do të reagonte Serbia ndaj kësaj?A do binte ajo ne kurthin e ngritur vete nëse një grup rregullash zbatohet për serbesh dhe një tjetër për shqiptaret, jo? Apo do lejonte një komunitet të komunave shqiptare në Serbinë jugore? – shtroi nje seri pyetjesh historian serb dhe po ashtu kujtoi se përvojat e Serbisë me referendumet për Kosovën nuk kanë qenë të mira që nga koha e Sllobodan Millosheviqit.
Ai gjithashtu tha se aktualisht nuk sheh asnjë rrezik konflikti në Kosovë, kryesisht për shkak se trupat e NATO-s janë të vendosura atje.
“Asgjë nuk mund të bëhet me forcë. Shqiptarët vendosën të ecin vetë, ashtu siç vendosën kroatët dhe sllovenët dhe të gjithë popujt e tjerë te ish jugosllavisë. Nëse kjo është e mirë apo jo, është çështje e vlerësimit nga ata. Serbia duhet te pajtohet me kete realitet, sado I veshtire eshte” – theksoi Protiç, I cili shpreson se janë nxjerrë mësime qe nga koha e Sllobodan Millosheviqit, nga vuajtjet e asaj kohe, luftërat e humbura dhe imazhi negativ i Serbisë në botë.
“Shpresoj që asnjë nga njerëzit seriozë në Serbi të mos ushqejë më ëndrra dhe të bëjë plane agresore” – potencoi historian Protiç

