Connect with us

Aktualitet

Gripi nuk ka ikur/ Ka ende shumë raste që vuajnë temperaturën e lartë

Ndonëse kurba e infeksioneve respiratorë ka zbritur disi dhe situata epidemiologjike në dukje është më e qetë, javën e fundit janë raportuar 14 530 raste me infeksione respiratorë ku përfshihen viruse të gripit, COVID, virusi respirator sinsicial e viroza te shumta.

Mjekët e familjes thonë se edhe në qendra shëndetësore ka rënie të numrit të qytetarëve të prekur, por bëni kujdes pasi ka ende raste me simptoma te agravuara.

Në këtë fillim marsi me mot të mirë, mjekët thonë se duhet bërë ende kujdes, pasi viruset nuk janë larguar. Por nga ana tjetër, tregoni kujdes me kohëzgjatjen e simptomave duke i neglizhuar si virozë, pasi mund të shkaktojnë komplikacione.

Në këtë periudhë duhet bërë kujdes sidomos me fëmijët e vegjël, pasi mëngjeset dhe darkat janë të freskëta dhe dreka me temperatura që arrijnë mbi 20 gradë.

Advertisement