Connect with us

Kronike

Makina përplas ambulancën, plagoset pacientja dhe infermierja (FOTO)

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Golem ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se një ambulancë që po transportonte një paciente nga Berati drejt Tiranës është përmbysur si pasojë e një përplasjeje me një automjet tjetër.

Gjithashtu bëhet e ditur se makinë ka goditur ambulancën nga pas, duke shkaktuar përmbysjen e saj në rrugë. Si pasojë e aksidenti janë lënduar një grua 64-vjeçare, e cila ishte paciente, dhe një infermiere që e shoqëronte. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Advertisement