Aktualitet
FOTO/ “Shoqëri e sigurt për gratë e vajzat!” Sot 8 marsi, marshim simbolik edhe në Durrës

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Durrës u organizua një marshim me në fokus të drejtat dhe fuqizimi i grave dhe vajzave si një faktor për zhvillimin e familjes dhe një shoqërie të sigurt. Marshimi nisi nga Gjykata e Durrësit dhe vazhdoi përgjatë bulevardit e shëtitores “Taulantia” të qytetit.
Aktivistet theksuan rëndësinë e mundësive të barabarta dhe mbështetjes për gratë dhe vajzat. Pjesëmarrëset ngritën zërin duke kërkuar siguri dhe paqe brenda mureve të shtëpisë dhe ndërgjegjësim për rolin e gruas.

