Politike
Linda Rama në Samitin “Forbes” në Abu Dhabi: Ia kemi dalë të ulemi në tryezën e negociatave të BE-së

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama mori pjesë në samitin e “Forbes30/50”, në Abu Dhabi. Linda Rama bisedoi me Mika Brzezinski, mbi temën “Fuqia pas Progresit”.
Pasi ka shpjeguar situatën në kohën e komunizmit, Linda Rama ka theksuar që problemi më i madh që trashëgoi komunizmi nuk ishte varfëria, por traumat sociale.
“Pas kaosit dhe pasigurisë të vitit 1991 nga rënia e sistemit, mësimet më të mëdha i nxorëm nga pësimet dhe të mësosh nga pësimet është e dhimbshme dhe e kushtueshme”, u shpreh zonja Rama.
Ndër të tjera ajo tha se duhe t’u mësojmë fëmijët të vlerësojnë të drejtat dhe t’i mbrojnë ato duke sjellë në vëmendje se e përditshmja nuk duhet të na shpërqendrojë përpjekjet për avancimin e të drejtave në kohën e revolucionit teknologjik e digjital.
“Në tranzicionin tonë nuk kemi qenë vetëm, bota demokratike ka qenë dhe është me ne. Shqiptarët dhe Shqipëria ja kanë dalë sot të ulen në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Jemi vendi me rritjen më të madhe të turizmit në Europë. Vizitoni Shqipërinë. Nëse vini një herë, e dimë që do të na vizitoni përsëri”, tha Linda Rama.

