Connect with us

Politike

Rama me “petale të trëndafilit” të PS-së: Njerëz pa tru thonë që ‘politika nuk ia vlen’

Kryeministri Edi Rama, në podcastin e tij “Flasim” ftoi 4 të rinjtë që mbajtën fjalim në Asamblenë e Partisë Socialiste dhe në Kuvendin Rinor. Gjatë fjalimit një nga të rinjtë e PS u shpreh se ishin “petalet e trëndafilit të Partisë Socialiste”. Rama u shpreh se njerëz pa tru dhe nga ana tjetër të ditur bashkohen në një pikë në fjalën se politika nuk ia vlen.

Më tej, kryeministri u shpreh se për aq kohë sa ka të rinj që janë të tërhequr nga politika, ka ende shpresë.

“Njerëzit pa tru, njerëzit pa edukatë, pa kulturë e informacion nga njëra anë, nga ana tjetër njerëz të ditur, të mirë dhe të informuar, bashkohen shpesh në një pikë ku gjejnë njëri-tjetrin në fjalën që politika është diçka e pistë nuk ia vlen, s’duhet të merresh me politikë”, por harrojnë që pa politikën shoqëria gjendet në një situatë barbarie sepse politika e vërtet ka fuqinë të bëjë keq, ka bërë gjëra të tmerrshme, ka pjellë në formën e vet të prekshme nazizmin, fashizmin komunizmin, por ka bërë gjëra të mëdha si BE, SHBA, ka bërë të mundur të përparojnë të drejtat e njeriut, të drejtat e grave, të sistemet e mbrojtjes sociale, nuk do të ndodhnin pa politikën.

Sa kohë ka të rinj që e ndjejnë dhe kuptojnë këtë, kanë tërheqjen ndaj politikës, ka edhe plot që kanë tërheqjen e pushtetit, nxitjen e ambicies për të qenë dikushi, por kanë edhe interesin që nëpërmjet politikës mund të marrësh diçka të shpejtë, në të gjitha rastet ka shpresë, pa shpresë fare do të ishte sikur të rinjtë ta braktisnin plotësisht politikën”, tha Rama.

Advertisement