Connect with us

Kosova

Gjueti me shtrigat/ Lista Serbe: S’do lejojmë uzurpimin e vendit të deputetit të serbëve me votat e shqiptarëve

Lista Serbe, pas vizitës së ambasadorit francez në Kosovë, Olivier Guerot, te ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka paralajmëruar se nuk do të lejojnë që votat e fituara në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të shfrytëzohen padrejtësisht për një vend deputeti që u takon atyre.

Të njëjtit, kanë hedhur akuza, duke thënë se Guerot po vrapon për  te bere fotografi me “serbin e Kurtit”.

“Ambasadori francez Olivier Guerot, arritja më e madhe diplomatike e të cilit është zhvendosja e monumentit të ushtarëve serbë të rënë në Prishtinë, nxitoi menjëherë të fotografohej me Rashiqin, me të cilin diskutoi për formimin e Qeverisë, për t’i dhënë legjitimitet ‘serbit të Kurtit’” – thuhet në komunikatën e publikuar në rrjetin social ‘Facebook’.

Ministria për Komunitete dhe Kthim ka njoftuar të premten e kaluar për takimin mes ambasadorit Guerot dhe ministrit Rashit, në këtë takim bazuar në njoftimin e publikuar u diskutua për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe sfidat me të cilat ballafaqohen komunitetet joshumicë.

GJUETI ME SHTRIGAT

 

 

Advertisement