Connect with us

Politike

Premtimi i Berishës: Do jemi vendi i Inteligjencës Artificiale dhe kriptomonedhave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të koalicionit “Shqipëria Madhështore” për zgjedhjet e 11 majit, bëri disa premtime ambicioze për zhvillimin e vendit.

Ai theksoi se një nga objektivat kryesore do të jetë gazifikimi i të gjitha qyteteve të Shqipërisë, duke e transformuar vendin në një superfuqi energjetike. Berisha njoftoi se do të ndërtohen hidrocentrale të fuqishme (HEC-e) dhe do të bëhen investime për zhvillimin e infrastrukturës energjetike.

Në aspektin e teknologjisë, ai premtoi se Shqipëria do të bëhet një epiqendër e zhvillimeve në fushat e Inteligjencës Artificiale dhe kriptomonedhave, duke krijuar mundësi punësimi për të rinjtë shqiptarë në sektorin e High Tech. Berisha e cilësoi këtë projekt si tërësisht të realizueshëm dhe garantoi se do të realizohet gjatë mandatit të parë të koalicionit të tij.

 

 

Sali Berisha: Do kthejmë Shqipërinë në superfuqi energjetike. Do ndërtojmë HEC-e të fuqishme. Do gazifikojmë Shqipërinë. Shqipëria madështore kërkon që familjet të kenë jetë komode. Gazi është komoditet. Do gazifikojmë të gjitha qytetet e Shqipërisë. Shqipëria do bëhet epiqendër e zhvillimeve teknologjike, do jetë vendi i Inteligjencës Artificiale dhe kriptomonedhave. Të rinjtë shqiptarë do të punojnë në sektorin e High Tech, projekt që është tërësisht i realizueshëm. Ky projekt do kthehet realitet në mandatin e parë.

Advertisement