Aktualitet
VIDEO/ Fatorino i urbanit në Tiranë rreh me grushte pasagjerin e dehur

Një incident i pakëndshëm është regjistruar në një prej urbaneve të Tiranës, ku një pasagjer dhe fatorinoja janë përplasur fizikisht.
Në pamjet e publikuara nga JOQ, fatorino shfaqet duke e goditur me grushte pasagjerin, pasi ky i fundit e ka ofenduar rëndë.
Sipas qytetarit që ka dërguar videon, pasagjeri ishte në gjendje të dehur dhe refuzoi të paguante biletën, duke thënë: “Sot bileta e urbanit është pa lekë”.
Situata ka degraduar shpejt në përplasje verbale dhe më pas në përleshje fizike, duke krijuar shqetësim te pasagjerët e tjerë në urban.
Kjo ngjarje ngre sërish shqetësime mbi sigurinë në transportin publik dhe trajtimin e rasteve të tilla nga autoritetet përkatëse.

