Connect with us

Kronike

Tragjedi/ 23-vjeçari gjendet i varur në banesë, detajet tronditëse

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku një i ri dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi B. A., 23 vjeç. Ai është gjetur i varur në banesën e tij, rreth orës 07:30, në Laknas.

Ende nuk dihet arsyet që e kanë shtyrë të riun drejt këtij akti ekstrem. Policia e Tiranës thotë se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement