Politike
“Nëse agjëron, Zoti ia pranoftë”, Berisha ironizon Veliajn: Të gjitha vjedhjet t’ua kthejë të varfërve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar deklaratën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka njoftuar fillimin e agjërimit për muajin e Ramazanit në ambientet e paraburgimit.
Gjatë fjalës së tij për mediat jashtë Kuvendit, Berisha ka ironizuar duke thënë se nëse është e vërtetë që i është rikthyer agjërimit, Zoti ia pranoftë.
Por Berisha ka shtuar më tej se “vjedhjet e tij t’ua kthej të varfërve dhe t’ua kthejë atyre që ua ka marrë, të pastroj shpirtin”.
“Nëse është e vërtetë që i është rikthyer agjërimit, Zoti ia pranoftë, po i them që të gjitha vjedhjet e tij tua kthej të varfërve dhe t’jua kthejë atyre që ua ka marrë, të pastroj shpirtin. Zoti është mëshirë plotë edhe ia pranon”, tha Berisha.

