Connect with us

Kronike

Po tentonin të shisnin lëndë narkotike, arrestohen 2 të rinj

Dy shtetas janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të shisnin 1 kg e 700 gram lëndë narkotike të dyshuar kanabis.

Gjatë operacionit të koduar “Interruption”, autoritetet kanë sekuestruar gjithashtu 3 kg lëndë narkotike dhe pajisje për kultivimin e bimëve narkotike. Policia vazhdon hetimet për këtë çështje.

Në kuadër të operacionit “Interruption” u arrestuan shtetasit Reshat Qatromi dhe Ledin Kazanxhi (Allamani)

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vazhdën e operacioneve të zhvilluara në fushën e narkotikëve, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës informative, për një rast të shitjes të lëndës narkotike cannabis sativa, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Interruption”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan shtetasit R. Q., 36 vjeç dhe L. K.(A.), 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në rrugën “Memo Meto”, me një qese me 1 kilogram e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që e posedonin me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e 36-vjeçarit, u gjet një sasi tjetër lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe prova të tjera materiale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Advertisement