Politike
Avokati: Erion Veliaj është selektiv, ai nuk është naiv, di kë sulmon

Avokati Genc Gjokutaj foli në “Top Story” për sulmet që Erion Veliaj ka bërë për prokurorët e çështjes së tij. Teksa foli për përgjimet, ai u shpreh se kryebashkiaku nuk është naiv, që të flasë pa filtra në telefonat e burgut.
Gjokutaj u shpreh se vendimi për Veliajn duhet të merret nesër, pasi kalimi i afatit të përcaktuar 10 ditor për të dhënë vendimin do të sjellë rrjedhimisht shfuqizimin e masës së arrestit.
Më mirë të të dëgjojnë në telefon burgu sesa unë edhe ti. Nuk mendoj se është kaq naiv, ose ai mendon se e ka të drejtë kushtetuese edhe të intimidojë. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë përveçse elementëve kriminalë që kanë urdhëruar vrasje nga burgu.
Kanë qenë shumë të tjerë dhe nuk kanë dhënë këto porosi. Të vijmë tek thelbi i çështjes. Tre ditë gjyq, shkalla e parë e mbylli brenda një dite. Përgjimi telefonik kërkon urdhër prokurori.
Pse e shtyu gjyqtari çështjen sot, sipas meje, unë mendoj që sensiviteti i kësaj çështjeje me sjellje dhe përplasje, Erioni është selektiv në këto sulme, sulmon Ols Dadon por jo Dumanin. E ka natyrë intimidimi, në burg nuk është për të treguar sa i fortë është.
Nesër do të merret një vendim gjallë a vdekur, por ka afat 10 ditë, nëse ai e jep në ditën e 11 vendimit masa e arrestit bie, nuk e ka lirinë ta shtyjë”, tha Genc Gjokutaj.

