Kosova
Rada Trajkoviç akuzon Milan Radoiçiçin se po vazhdon me agresivitetin e tij ndaj serbëve

Aktivistaj serbe Rada Trajkovic ka thene se pas numerimit te votive ne Kosove, nje karrige të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës e mori ish ministry serb ne qeverine e Kosoves Nenad Rashiq, I cili sipas saj, gjate dhe pas fushates elektorale eshte kercenuar nga ish nënkryetari i partisë më të madhe të serbëve,Lista Serbe, Millan Radojiciç.
Ajo kujtoi se edhe kryeministri ne detyre Albin Kurti tha se Rashic është kërcënuar nga kryeterroristi Radoiçiq dhe nga njerëz të afërt të tij, me të vetmin qëllim, për t’ia dëmtuar reputacionin tek votuesit serbë.
Akuza të rënda në drejtim të Serbisë pati edhe ministri Rashiq.Ai akuzoi qeverinë e Vuçiqit për shfrytëzimin e serbëve të Kosovës për interesat e tyre personale.
Rada Trajkoviq, tha se Milan Radoiçiq po e vazhdon agresivitetin ndaj serbëve ne Kosovë dhe se ai paraqet rrezik për çdo qytetarë të përgjegjshëm.
“Fatkeqësisht, Radoiçiq duket se është një person i mbrojtur i dyshuar për organizimin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, ai pranoi përgjegjësinë për Banjskën dhe jeton dhe bën biznes lirisht në Serbi. Ai madje ka guximin të vazhdojë agresivitetin e tij ndaj serbëve që mendojnë ndryshe, përfshirë Rashiqin. Radoiçiq është kërcënim për të gjithë qytetarët e përgjegjshëm”, tha politikania serbe.
Kurse politologu Ognjen Gogic, deklaroi se Rashiq nuk ka ofruar dëshmi për kërcënimet që pretendon per Milan Radoiçiq.
“Deri më tani Rashiq nuk ka prezantuar asnjë provë ku tregon se ai është kërcënuar nga Milan Radoiçiq. Megjithatë ai për një kohë të gjatë ka qenë cak i medieve serbe dhe i zyrtarëve shtetëror serbë të cilët e kanë ofenduar rëndë duke e quajtur edhe tradhtarë. Ai sulmohet edhe për faktin se ka potencial për të qenë kundërshtar i Listës Serbe” – deklaroi Gogic

